Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 17.01.2018
Mbledhja e sotme e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale drejtuar nga Besa Baftiu, kryetare, shqyrtoi draft planin e punë së komisionit për vitin 2018. Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit miratimi i draft planit u shty për tu plotësuar më tej.
Po kështu edhe shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale edhe pse ka kaluar në lexim të parë në legjislaturën e kaluar, u ra dakort që të krijohet grupi i punës dhe mandej të vijohet për procedurat e mëtejshme.