Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Mërkure, 17.01.2018




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kryesuar nga kryetari Nait Hasani, ka shqyrtuar planin e punës për vitin 2018.

Në këtë takim kryetari, Hasani, bëri të ditur se në Komision kanë arritur nëntë projektligje, gjashtë prej tyre nga qeveria, ndërkaq, tri të tjera janë duke u hartuar.

Gjatë një diskutimi të gjerë lidhur me planin e punës për vitin e ardhshëm, anëtarët e komisionit paraqitën prioritet për projektligjet të cilat do të shqyrtohen në komision si: Ligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, nismën legjislative për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes Civil, si dhe ligje tjera që vijnë nga qeveria sipas strategjisë legjislative.

Në fund të takimit, Plani i Punës për Vitin 2018 u miratua unanimisht nga anëtarët e komisionit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...