Lajmet e fundit

U mbajt konferenca: Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK

E Enjte, 21.12.2017




Është mbajtur në Tiranë një konferencë e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë me temën: Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK, në të cilën morën pjesë deputetët: Haxhi Shala e Ganimete Musliu

Në kuadër të një bashkëorganizimi të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, (më datën 20 dhe 21 dhjetor), në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajt konferenca e përbashkët me temën: Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK.

Në këtë aktivitet, u prezantuan aspekte me interes për çështjet e politikave dhe të standardeve të sigurimit të informacionit në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova dhe Operator Ekonomik nga të dyja vendet.

Mbështetja e këtij aktiviteti është bërë nga drejtues të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kuvendit të Kosovës. Në këtë konferëncë morën pjesë, Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe Ganimete Musliu, zëvendës kryetare e parë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.