Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Administratë...
E Hënë, 18.12.2017
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Nait Hasni, kryetar, ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016.
Kryeshefi i Agjencionit të Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, para anëtarëve të komisionit prezantoi raportin e vitit 2016. Ai iu referua raportit në disa linja të ndara, si : performanca, analiza e prioriteteve, buxheti dhe sfidat. Lidhur me performancën, Krasniqi tha se ASK-ja, ka metodologjinë e punës, shpërndarjen e të dhënave statistikore, leximin e vendeve të punës etj. Krasniqi, foli edhe për prioritet dhe analizat që bëhen në AKS, si dhe buxhetin në këtë institucion. Sipas Krasniqit, buxheti në ASK nuk është i mjaftueshëm, duke bërë të ditur se, buxheti, më shumë është i bazuar në vullnetin e donatorëve. Krasniqi, theksoi se sfidë në ASK, mbetet buxheti i pa mjaftueshëm, si dhe vazhdimi i punës në kushte të mjerueshme të punonjësve në objektin e këtij institucioni.
Anëtarët e komisionit, shtruan pyetje në adresë të kryeshefit të ASK-së, lidhur me, prioritetet në këtë agjencion, regjistrimin e popullsisë në katër komunat veriore, funksionalizimin e Këshillit, modernizimin e të dhënave, numrin e të punësuarve nga minoritetet pakicë, etj. Po ashtu, nga komisioni u shtrua nevoja e ndarjes së ASK-së nga qeveria, në mënyrë që ky agjencion të funksionoi në mënyrë të pavarur dhe në të njëjtën kohë, t'i kushtohet rëndësi më e madhe.
Në fund të takimit, kryeshefi, Krasniqi, u përgjigj në pyetjet e deputetëve, duke dhënë sqarimet e nevojshme, përkitazi me funksionimin e këtij institucioni.