Lajmet e fundit

Nga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, z. Janez Kopac

E Premte, 15.12.2017




Kryesuar nga Sala Berisha - Shala, kryetare, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, priti sot në takim, Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë.

Kopac, para anëtarëve të komisionit prezantoi raportin lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës.

Ai tha se gjatë ditës së djeshme, janë takuar me komitetin ministror të energjisë, ndërsa për shkak të pengesave politike, nuk është arritur që ky takim të realizohet më parë. Kopac, prezantoi edhe hartën e energjisë të vendeve të Ballkanit.

Në vijim, Kopac njoftoi se, vitin e kaluar Qeveria e Republikës së Kosovës, kishte premtuar Ligjin për energji, por, ky premtim nuk u realizua për shkak të problemeve të shumta. Ai theksoi se, sipas Qeverisë, KOST-i duhet të jetë i certifikuar dhe të filloj bashkëpunimin sa ma shpejt. Tutje, ai shtoi se pengesat vijnë nga ana e Serbisë, e cila pretendon se KOST-i nuk mund të jetë i barabartë me vendet e rajonit si p.sh, Maqedonia apo Mali i Zi.

Anëtarja e këtij komisioni Hikmete Bajrami, ndërkaq tha se, sektori i energjisë ka sfida të ndryshme, sidomos në rezervat e naftës, për arsye të ngecjes nga ana e Qeverisë.

Pas kësaj, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe Raportin e KOST-it për vitin 2016, të cilin para anëtarëve të Komisionit e paraqiti Gani Jashari, kryetar i bordit të KOST-it.

Nga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, z. Janez KopacNga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, z. Janez Kopac