Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione
E Marte, 12.12.2017
Komisioni për të drejtat, të drejtuar nga znj. Duda Balje, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtua Raporti i Avokatit të popullit në Kosovë, lidhur me faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht shpenzimin e 4 komunave veriore të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve t Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të popullit në Kosovë, në krye me kryetarin z. Hilmi Jashari, si dhe përfaqësuesi i UNMIK-t , Ambasadës Zvicerane, në Prishtinë dhe KDI.
Lidhur me faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht shpenzimet nga 4 komuna veriore të Republikës së Kosovës, z. Jashari ka theksuar se ky raport përmban 3 qëllime kryesore. Duhet të vlerësohet nëse kjo praktikë e faturimit të energjisë elektrike është në pajtim me legjislacion, të vlerësohet nëse kjo praktikë paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, përkatësisht të drejtës në pronë dhe të drejtat e konsumatorëve. Në vazhdim z. Jashari ka thënë se energjia e shpenzuar elektrike në këto 4 komuna faturohen tek konsumatorët të pjesës tjetër të Republikës, në shumë prej 8 milion euro në vit ose 4,5% më shumë të faturimit të përgjithshëm të energjisë elektrike, që shpenzon një konsumator. Në fund të ekspozesë z. Jashari ka theksuar se institucioni i Avokatit të popullit ka dalur me 3 rekomandime, si dhe me qëllim të rregullimit të kësaj problematike ZRE urgjentisht ta ndërpresë praktikën e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike që është shpenzuar në veri të Republikës së Kosovës. Gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ZRE dhe KEDS-in të gjejnë alternativë si të pengohen humbjet në veri të Kosovës, duke trajtuar të gjithë konsumatorët në pajtim me normat Kushtetuese dhe ligjore. ZRE, në bazë të Ligjit të merr vendim me të cilin do të miratohet zvogëlimi i tarifës dhe t'u mundësohet kompensimi i konsumatorëve, që janë të dëmtuar.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit pas një debati të gjerë miratuan me shumicë votash Raportin e Avokatit të popullit në Kosovë lidhur me faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht shpenzimin e 4 komunave veriore të Republikës së Kosovës.
Në pjesën e dytë të mbledhjes, Komisioni debatoi dhe miratoi njëzëri propozimin - vendimin e Avokatit të popullit për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të popullit, në pajtim me Rregulloren mbi procedurën e zgjedhjes dhe shkarkimit të avokatit të popullit dhe zëvendësve të tij.