Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Mërkure, 13.12.2017
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, fillimisht është shqyrtuar Raporti i grupit punues për amendamentimin e Projektligjit për Standardizim.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve (19 sosh), ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e MTI-së, të cilët, sikurse anëtarët e komisionit, unanimisht u shprehën në favor të amendamenteve të propozuara.
Pas kësaj, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit, Komisioni diskutoi lidhur me sfidave kryesore legjislative dhe politikave, e që kanë të bëjnë me procesin e zbatimit të marrëveshjes së MSA-së.