Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev

E Marte, 12.12.2017




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Zaev diskutuan për raportet që Prishtina dhe Shkupi zyrtar kanë ndërtuar midis tyre në të gjitha nivelet e bashkëpunimit institucional dhe njëherësh vlerësuan se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, i shërben paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit.

Veseli e Zaev theksuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të mira, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik, si rrugë e vetme e të ardhmes së rajonit.

Kryeparlamentari i Kosovës dhe kryeministri i Maqedonisë, konsideruan se Kosovën dhe Maqedoninë, si dy vende fqinje, të pavarura dhe sovrane, i bashkon shumëçka, prandaj theksuan nevojën e adresimit të sfidave të përbashkëta.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ndjek politikën e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok, si rrugë e vetme e realizimit të synimeve të përbashkëta euro-integruese dhe sigurimit të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe investimeve të përbashkëta në rajon.

Ai ka rikujtuar se Kosova është në përfundim e sipër të autostradës "Arbën Xhaferi" e cila lidh Prishtinën dhe Shkupin, e cila do ta lehtësojë komunikimin e qytetarëve dhe shkëmbimet tregtare.

Nga ana e tij, edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u zotua se shumë shpejt qeveria e tij do të nisë pjesën e autostradës nga Shkupi deri në pikën kufitare me Kosovën.

 

 

 

Kryeparlamentari Veseli takoi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran ZaevKryeparlamentari Veseli takoi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran ZaevKryeparlamentari Veseli takoi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev