Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare
E Premte, 08.12.2017
Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën kryesimin e nënkryetarit Xhavit Haliti (një pjesë u udhëhoq nga nënkryetarja Mufera Shinik) ka vazhduar edhe sot punimet me shqyrtimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.
Me këtë rast, deputetët shprehën qëndrimet e tyre lidhur me programin qeverisës, duke kërkuar sqarime të shumta nga ministrat e kabinetit qeveritar, në mungesë të prezencës së kryeministrit Ramush Haradinaj. Në të gjitha çështjet që u ngritën nga ta, sqarime dhanë ministrat: Abelard Tahiri, Uran Ismaili, Dhurata Hoxha dhe Pal Lekaj.