Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Mërkure, 29.11.2017




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që gjatë javës së ardhshme Kuvendi të mblidhet në dy seanca plenare.

Kështu, të martën, më 5 dhjetor 2017, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe atë mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Ndërkaq, të enjten, më 7 dhjetor, në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën do të shqyrtohet Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit