Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, priti në takim ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq
E Hënë, 27.11.2017
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Blerta Deliu-Kodra, ka pritur sot në takim, znj. Marija Kapitanoviq, ambasadore e Republikës së Kroacisë në Prishtinë.
Në këtë takim, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Blerta Deliu- Kodra, ka njoftuar fillimisht ambasadoren kroate lidhur me punën e Komisionit, sfidat në procesin e integrimit evropian, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Po ashtu, znj.Deliu-Kodra ka folur edhe për rëndësinë e zbatimit të agjendës për Reforma Evropiane dhe ruajtjen e konsensusit të përgjithshëm politik në procesin e integrimit evropian.
Ambasadorja Kroate, znj. Marija Kapitanoviq, po ashtu ka potencuar rëndësinë e ruajtjes se konsensusit politik në procesin e integrimit dhe rëndësinë e progresit në agjendën për reforma evropiane.