Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
E Premte, 24.11.2017
Kanë vazhduar sot punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ndërprerë dje. Që në fillim, kryetari i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, bëri të ditur se grupi parlamentar që ai drejton, nuk do të marrë pjesë në këtë vazhdim seance.
Seanca, të cilën e udhëhoqi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vijoi me pyetjet e deputetëve, në të cilat përgjigje dhanë: kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrat: Skender Reçica, Shyqëri Bytyqi dhe Kujtim Gashi.
Në mungesë të kuorumit, seanca u ndërpre, ndërsa do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00, me pikat e tjera të rendit të ditës.