Lajmet e fundit

Përfundon afati i konkursit për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

E Marte, 21.11.2017




Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i konkursit për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 10 kandidatë: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi.

Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.

Procedura e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Përfundon afati i konkursit për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese