Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Hënë, 20.11.2017




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar. Në këtë takim është diskutuar lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Në mbledhje të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të cilët para komisionit, paraqitën plotësim ndryshimin e draftin për hartimin e këtij projektligji.

Kmisioni arriti të shqyrtojë disa nene, ndërkaq, u dakordua që të vazhdohet shqyrtimi edhe në mbledhjen e radhës.

 

Nga mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media