Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Marte, 14.11.2017




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrje të Agjensisë Kundër Korrupsion, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me ekspertë të Projektit të Binjakëzimit për të diskutuar lidhur mbi politikat kyçe dhe sfidat legjislative që kanë të bëjnë me procesin e MSA-së.

Pikë tjetër e rendit të ditës së këtij takimi ishte edhe shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Institucioneve/Agjensioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion, mirëpo kjo çështje është shtyrë për shqyrtim në mbledhjen e radhës.

Ndërkaq, pasi u shfaqën vërejtje dhe shqetësime të shumta lidhur me Projektligjin nr.06/L-010 për Noterinë, Komisioni me shumicë votash e ka përkrahur atë në parim për procedim në seancë plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…