Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Marte, 14.11.2017
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në mbledhjen e sotme nën drejtimin e Besa Baftiu, (kryetare) si pikë kryesore kishte; Sensibilizimin e komunitetit të mjekëve të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve - Përkrahja institucionale për konsolidimin dhe funksionimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.
Ish kryetari i Odës së Mjekëve njoftoi komisionin për përgatitjet e gjithanshme si përgatitja e bazës ligjore dhe krijimin e rregulloreve për funksionimin e të gjitha njësive qendrore të Odës së Mjekëve dhe për përmbylljen e procesit zgjedhor të Odës së Mjekëve. Gjithashtu u theksua se komisioni zgjedhor i Odës së Mjekëve ka garantuar buxhetin për zhvillimin normal të procesit zgjedhor.
Anëtarë e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale vlerësuan pozitivisht përgatitjet për procesin zgjedhor të Odës së Mjekëve duke theksuar mbështetjen dhe vullnetin për ta çuar përpara këtë proces. Ata theksuan se është e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë larg ndikimeve politike.