Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Mërkure, 08.11.2017




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, në të cilën është diskutua lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Radio Televizionin e Kosovës.

Anëtarët e komisionit dhanë opinionet e përkitazi me këtë çështje, duke shtruar nevojën e hartimit një projektligji i cili do të rregullonte mënyrën e funksionimit të televizionit publik sipas modeleve më të mira të praktikuara nga shtete të tjera.

U dakordua që kjo çështje të diskutohet serish në mbledhjen e radhës.

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...