Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë
E Hënë, 06.11.2017
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, i kryesuar nga Donika Kadaj Bujupi, kryetare, mbajti mbledhjen në të cilin pikë e vetme e rendit të ditës ishte: Shqyrtimi i Draft Planit të Punës për periudhën e fund vitit 2017.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit KDI-së.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtaret e Komisionit pas diskutimit dhe me disa ndryshime, miratuan unanimisht Draft Planin e Punës për periudhën e fund vitit 2017.