Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...
E Hënë, 06.11.2017
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetar, shqyrtoi dhe miratoi planin e punës për vitin 2017.
Në këtë mbledhje, nga anëtarët e komisionit u diskutua lidhur me planin e punës për këtë vit. Kryetari, Haradinaj, para anëtarëve të komisionit propozoi që të formohen grupet punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve që bien në fushëveprimtarinë e këtij komisioni. Gjatë diskutimit, prioritet iu dha monitorimit të dy ligjeve në dy fusha: në fushën e mjedisit e planifikimit hapësinor, monitorimi i Ligjit për ndërtim, ndërkaq në fushën e bujqësisë, monitorimi i Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Në fund të takimit, u miratua plani i punës për vitin 2017, si dhe u formuan grupet punuese të cilët do ta mbikëqyrin zbatimin e këtyre ligjeve.