Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Mërkure, 30.01.2019




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, në të cilën u miratuan raportet me rekomandime për këto projktligje: Projektligji nr.06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019; Projektligji nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik; Projektligji nr.06/L-114 për zyrtarët publik; Projektligji nr.06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura.