Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 29.01.2019




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare, shqyrtoi dhe miratoi Planin e Punës për vitin 2019-të.

Në kuadër të planit të punës, anëtarët e komisionit u dakorduan që të monitorohet zbatimi i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Grupi punues për monitorimin e këtij ligji do të udhëhiqet nga deputetja, Besa Baftiu.

Po ashtu, komisioni formoi grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, i cili do të kryesohet nga deputeti Enver Hoti.

Në fund të takimit, deputetët diskutuan lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me komisionet homologe të parlamenteve të vendeve të rajonit, përkatësisht, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacinë.
Komisioni ndër të tjera, diskutoi dhe kërkoi që sa më shpejt të përfundojë monitorimi i zbatimit të Ligjit për pajisje dhe produkte medicinale.