Lajmet e fundit

Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë

E Mërkure, 12.12.2018




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington, ku ka takuar Vice Admiralin Fritz Roege.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi z. Roege për mbështetjen që ky universitet po i jep ngritjes profesionale të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti për Ushtrinë e Kosovës.

Gjatë vizitës, kryeparlamentari Veseli takoi edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka, të cilët po kryejnë studime në ketë universitet.

Po sot, kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime edhe me senatorë e kongresistë amerikanë.

Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, është diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet vazhduar në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

"Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë.
Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë", ka thënë kryeparlamentari Veseli.

 

Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 7Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 6Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 5Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 4Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 3Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 2Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe takon senatorë e kongresistë amerikanë 1