Lajmet e fundit

Nga mbledhja e dytë e Kryesisë së Kuvendit

E Marte, 04.12.2018




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, sot në orët e pasdites ka mbajtur mbledhjen e dytë, në të cilën shqyrtoi kërkesën e deputetit Avdulla Hoti, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe kërkesën e deputetit Ilir Deda, i cili nëpërmjet një shkrese drejtuar Kryesisë së Kuvendit, sqaron se nënshkrimi i tij dhe deputetes Mimoza Kusari -Lila, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme nuk i përket grupit të 42 e deputetëve nënshkrues për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Ndonëse deputetit Avdulla Hoti, u shpreh se seanca duhet të mbahet edhe me nënshkrimin e 40 deputetëve të mbetur, Kryesia vlerësoi se kërkesa për mbajtjen e kësaj seance ka lënduar procedurat proceduariale.

Nga ana tjetër, deputeti Hoti paralajmëroi mbledhjen e nënshkrimeve të tjera për këtë seancë.

Nga mbledhja e dytë Kryesisë së Kuvendit