Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Hënë, 26.11.2018





Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë.

Në takim prezent ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Betim Jahaj, për ta arsyetuar propozimin për harmonizimin e Projektligjit për kinematografinë. Ai tha se ky projektligj ka për qëllim harmonizimin e dispozitave që parashohin gjobat për kundërvajtje. Po ashtu, Jahaj bëri të ditur se nuk ka dispozita të reja për gjobat, ndërkaq, ka vetëm për vlerat. Lidhur më këtë, ai vuri në pah se projektligji nuk lejon rritjen e gjobave.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, u zhvilluan diskutime dhe polemika mes pozitës dhe opozitës lidhur me nenin 55. Deputetë të opozitës kërkuan ndryshimin e tij, pasi që sipas tyre, gjobat që lidhen me ndryshimin e objekteve të destinacionit për kulturë janë shumë të vogla. Ndërkaq, deputetë nga pozita ishin për miratimin e këtij projektligji për të vazhduar më pas me procedurat e mëtutjeshme. Në këto rrethana, anëtarët e pozitës e lëshuan mbledhjen. Në mungesë kuorumi komisioni ndërpreu mbledhjen.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...