Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet
E Mërkure, 14.11.2018
Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, shqyrtoi një mori projektligjesh me amendamente të komisioneve përkatëse.
Projektligjet e shqyrtuara dhe të përkrahura në këtë mbledhje, e për të cilat komisioni vlerësoi se nuk kanë kosto shtesë buxhetore janë: Projektligjit nr. 06/L-054 për Gjykatat dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Projekt kodi Penal i Republikës së Kosovës nr. 06/L-074 dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Projektligji nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Projektligji nr. 06/L-92 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe amendamenteve të komisionit për Administrate Publike, Qeverisjen Lokale dhe Media.
Në këtë mbledhje, komisioni po ashtu shqyrtoi dhe përkrahu edhe Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, si dhe Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, të cilat bëjnë pjesë në pakon e ligjeve për integrime evropiane.