Lajmet e fundit

Aktiviteti “Ditët e Kuvendit 2018” vazhdon nesër në Kamenicë

E Enjte, 01.11.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit "Ditët e Kuvendit 2018", vazhdon turin e takimeve të deputetëve me qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës.

Me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, të premten, më 2 nëntor në Kamenicë, mbahet takimi i radhës.

Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës "Isa Kastrati" dhe fillon në orën 14:00.

Deputetët pjesëmarrës: Lirije Kajtazi, Zenun Pajaziti, Ismajl Kurteshi, Ahmet Isufi, Salih Salihu dhe Haxhi Shala

 

 

Aktiviteti “Ditët e Kuvendit 2018” vazhdon nesër në Kamenicë