Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Mërkure, 17.10.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Në këtë mbledhje, pikë e rendit të ditës është futur edhe rekomandimi për miratimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës/Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it (Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar), për bashkëfinancimin e Projektit CETEP.

Projektligji u prezantua dhe arsyetua nga Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. Ministri Beqaj tha se projektligji është i rëndësishëm dhe i nevojshëm për të rinjtë dhe të ardhmen e vendit tonë.

Anëtarët e komisionit e përkrahen njëzëri projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, i cili në mbledhjen e radhës do t'i përcillet seancës plenare.

Po ashtu, komisioni diskutoi gjatë lidhur me propozimet e SBAShK-ut për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe ata të SBAShK-ut, të cilët dhanë propozimet e tyre lidhur me amendamentimin e këtij projektligji.

Kryetari Kurteshi propozoi që në mbledhjen e radhës të harmonizohen edhe më mirë propozimet konkrete nga të gjithë akterët relevantë, për ta hartuar një ligj sa më përmbajtësor.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...