Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 16.10.2018
Komisioni për Integrime Evropiane, mbajti mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryetarja Blerta Deliu- Kodra, në të cilën u shqyrtuan disa projektligje.
Anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe proceduan tutje në Kuvend katër projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së: Projektligjin për Gjykatat, Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligjin për efiçientë të energjisë, si dhe Projektligjin për produkte të ndërtimit.
Ndërsa Projektligji për ndryshim- plotësimin e Ligjit për automjete, do të shqyrtohet edhe njëherë në komisionin funksional