Lajmet e fundit
Nesër mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm
E Marte, 09.10.2018
Të mërkurën, më 10 dhjetor 2018, në Kuvendin e Kosovës mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Koha: 10:30
Vendi: Salla N10, Kuvendi i Kosovës
Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm do të jetë grup-jo-formal i Kuvendit në të cilin do të përfshihen: kryetarët e komisioneve parlamentare dhe deputetë të tjerë të interesuar, Sekretariati i Kuvendit, udhëheqësit e Agjencive Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Kosove, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia e Statistikave, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare, që në të ardhmen do të mund të jenë të interesuar për përfshirje.
Qëllimi kryesor i Këshillit është të bashkojë parlamentarët dhe përfaqësuesit e tjerë institucionalë, organizatat ndërkombëtare dhe institutet - organizatat e shoqërisë civile, për t'u koordinuar për një aksion të përbashkët në arritjen në Kosovë të 17 objektivave zhvillimore, të njohura si Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZhQ-të) apo Agjenda 2030.
Më 25 janar 2018 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar unanimisht Rezolutën 06-R-001 mbi adoptimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë. Këshilli do t'i koordinojë proceset ndër-institucionale drejt zbatimit të Rezolutës dhe do të udhëhiqet nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu.
QËLLIMET E TAKIMIT
· Të lehtësojë rrugën për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, duke ndjekur angazhimet nga Rezoluta mbi OZhQ-të
· Të arrrijë pajtueshmëri për përmbajtjen e Draft/Aktit Themelues të Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm
· Të nënshkruhet Letra e Informimit/Kërkesa për Kryesinë e Kuvendit për aprovim të themelimit të Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm si grup jo-formal i Kuvendit të Republikës së Kosovës
MATERIALET MBËSHTETËSE:
· Draft/ Akti Themelues i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm
· Draft/Letra e Informimit/Kërkesa për Kryesinë e Kuvendit për aprovim të themelimit të Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm si grup jo-formal i Kuvendit të Republikës së Kosovës
AGJENDA:
10:30-10:40 Fjala e mirëseardhjes: prezantimi i pjesës substanciale të Aktit Themelues të Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, nga Besa Baftiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm;
10:40-11:20 Diskutim i hapur mbi Aktin Themelues, mbledhja e inputeve për miratimin dhe nënshkrim e Letrës së Informimit/Kërkesës për Kryesinë e Kuvendit për aprovim të themelimit të Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm
11:20-11:45 Inaugurim i instalacionit të OZhQ-ve në oborrin e Kuvendit; nga Besa Baftiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e KB-ve dhe Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë.