Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 18.04.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Driton Selmanaj, kryetar, shqyrtoi planin e veprimit të Qeverisë për adresimin e rekomandimeve nga Raporti i Auditimit për vitin 2016.

Komisioni vendosi që të obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që në baza tremujore të raportojë për progresin e arritur në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit nga Raporti i Auditimit për vitin 2016.

Për shkak të mos prezencës së përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, komisioni vendosi që shqyrtimi i raportit të auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore, të bëhet në mbledhjen e radhës, në të cilën do të ftohen prapë përfaqësuesit nga KGJK-ja për të arsyetuar raportin, në të kundërtën raporti do të procedohet për në seancë plenare.