Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 30.03.2018
Në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni, të cilën e kryesoi Xhelal Sveçla, nënkryetar i parë, u shqyrtuan këto 5 projektligje: Projektligji nr. 06/L-037 për Metrologjinë, me amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim regjional; Projektligji nr. 06/L-041 për Kërkesat Teknike për Prodhime dhe Vlerësimin e Konformitetit, me amendamentet e Komisionit Funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim regjional; Projektligji nr. 06/L-029 për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe për Siguri nukleare, me amendamentet e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Projektligjit nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin, me amendamentet e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa; Projektligjin nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike, me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit; Projektligjin nr. 06/L-025 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin Publik të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034, me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit.