Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Premte, 30.03.2018
Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, shqyrtoi sot Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. U theksua fakti se këto dy projektligje nuk rregullohen në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së dhe rekomandohen për miratim në seancë.
Në vijim Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe Projektligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, me amendamentet e komisionit funksional. U vlerësua se ky projektligj nuk është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.