Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 27.03.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Xhelal Sveçla, nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtuan tre projektligje: Projektligji nr.06/L-031 për pajisjet nën presion, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal: Projektligji nr. 06/L-026 për azil, si dhe Projektligji nr.06/L-036 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-219 për të huajt.
Anëtarët e Komisionit, pa debat, përkrahen procedimin e mëtejmë të këtyre tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.