Lajmet e fundit
Nënkryetarja Dërguti në Londër, merr pjesë në mbledhjet e dy nënkomisioneve të Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhdukur të Asamblesë Parlamentare të KE-së
E Hënë, 26.03.2018
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, njëherësh anëtare e Përhershme e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të Këshillit të Evropësë, ka marrë pjesë në punimet e mbledhjes së Nën-Komisionit për Refugjatë, Fëmijët dhe të Rinjtë Migrantë, si dhe ka marrë pjesë në punimet e Nën- Komisionit për Kulturë, Diversitet dhe Trashëgiminë, nënkomisione këto në kuadër të Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhdukur të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbajtur në Londër më 26 mars 2018.
Temat kryesore të diskutimit në këtë mbledhje ishin: inkurajimi i lëvizjes së lirë të studentëve të huaj nëpër Evropë, dhe vlera e trashëgimisë kulturore në shoqërinë demokratike.