Lajmet e fundit

U mbajt Konferenca përmbyllëse për rezultatet dhe rekomandimet e Projektit të Binjakëzimit

E Mërkure, 21.03.2018




Është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës Konferenca përmbyllëse për rezultatet dhe rekomandimet e Projektit të Binjakëzimit "Përkrahja e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës".

Në hapje të Konferencës, me një fjalë hyrëse, të pranishmëve iu drejtua Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, njëherësh Udhëheqës i Projektit në emër të Vendit Përfitues, Ismet Krasniqi.

Sekretari Krasniqi falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian, ekspertët nga Projekti i Binjakëzimit, donatorët si dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile, duke i njoftuar njëkohësisht me të arriturat e administratës së Kuvendit, rezultatet e përbashkëta për dy vite me Projektin e Binjakëzimit, si dhe me rëndësinë e rekomandimeve të këtij Projekti.

Zoltan Horvath, Udhëheqës i Projektit në emër të vendit anëtar dhe drejtues i ekipit të asistencës teknike të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, pasi falënderoi të pranishmit, foli për aktivitetet e këtij projekti, si dhe për publikimin e pesë broshurave, sipas komponentëve, në të tri gjuhët ku përfshihen aktivitetet e këtij projekti.

Në vazhdim të kësaj konference, u prezantuan rezultatet e projektit sipas komponentëve të këtij projekti nga ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, ndërsa u diskutuan edhe nga koordinatorët e Komponentëve.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe implementuar nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

 

U mbajt Konferenca përmbyllëse për rezultatet dhe rekomandimet e Projektit të BinjakëzimitU mbajt Konferenca përmbyllëse për rezultatet dhe rekomandimet e Projektit të BinjakëzimitU mbajt Konferenca përmbyllëse për rezultatet dhe rekomandimet e Projektit të BinjakëzimitU mbajt Konferenca përmbyllëse për rezultatet dhe rekomandimet e Projektit të Binjakëzimit