Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 07.03.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Igor Simiç, kryetar, u shqyrtuan tri projektligje: Projektligji nr.06/L-039 për Shërbimin gjeologjik të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; Projektligji nr. 06/L-023për ndryshimin deh plotësimin e Ligjit nr. 04/L034 për Agjencinë e Kosovës për Privatizim, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe me Ligjin nr. 05/L-080, me amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, si dhe Projektligji nr.06/L-021 për Kontrollin e brendshëm të financave publike, me amendamentet e Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Anëtarët e Komisionit, pa debat, përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim