Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

E Mërkure, 28.02.2018




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, u shqyrtuan dhe u përkrahën amendamentet për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr.06/L-021 dhe procedohen më tutje. Komisioni, po ashtu miratoi edhe rekomandimet për raportin e auditimit për PVF-të e SHSKUK-së, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.

Ndërkaq për shkak të mosprezencës së ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016 dhe i raportit të performancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor, janë shtyrë për një mbledhje tjetër.

Pasi u shfaqën kritika për mosprezencën e ministrit në këtë takim, anëtarët e Komisionit u dakorduan që lidhur me shqyrtimin e këtyre raporteve të ftohet në Komision edhe një herë ministri Ismaili.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike