Lajmet e fundit

Deputetët Hadërgjonaj, Selmanaj, Molliqaj e Hoti marrin pjesë në Konferencën lidhur procedurat e buxhetit në Parlamentin Evropian

E Hënë, 26.02.2018




Deputetët e Kuvendit të Kosovës në përbërje: Safete Hadërgjonaj, Driton Selmanaj, Dardan Molliqaj dhe Andin Hoti, po marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare, të organizuar nga Parlamenti Evropian, në Shkup-Maqedoni.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë deputetë të Parlamentit Evropian dhe të vendeve të parlamenteve të para-anëtarsimit (shtetet e Ballkanit Perendimor dhe Turqia). Tema kryesore e Konferencës është fuqia dhe procedurat e buxhetit në Parlamentin Evropian.

Deputetët nga Komisonet e Parlamentit Evropian për punë të jashtme dhe për buxhet, në sesionet e mbajtura, diskutuan për procedurat e përgatitjes, shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit të Bashkimit Evropian dhe Kornizës Shumëvjeçare Financiare, nga ana e institucioneve të BE-së dhe specifikisht për rolin dhe ndikimin e Parlamentit Evropian në procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të buxhetit të BE-së dhe instrumenteve tjera.

Në një sesion të veçantë u diskutua për rolin e zyrave buxhetore të specializuara në pëgatitjen e analizave buxhetore dhe financiare për nevoja të deputetëve në proceset buxhetore. Në kuadër të kësaj teme, në mënyrë të posaçme u prezantua përvoja buxhetore e Parlamentit të Irlandës dhe Këshillit Austriak dhe për kontributin e Westminister Foundation for Demokraci, në krijimin dhe mbështetjen e këtyre zyrave buxhetore në parlamentet e vendeve te Ballkanit Perendimor.

 

Deputetët Hadërgjonaj, Selmanaj, Molliqaj e Hoti marrin pjesë në Konferencën lidhur procedurat e buxhetit në Parlamentin EvropianDeputetët Hadërgjonaj, Selmanaj, Molliqaj e Hoti marrin pjesë në Konferencën lidhur procedurat e buxhetit në Parlamentin Evropian