Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Mërkure, 21.02.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, shqyrtoi kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca të mbahet të enjten, më 22 shkurt 2018, në orën 11:00.