Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, takoi Senatorin italian, Sonego
E Enjte, 01.02.2018
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka zhvilluar sot një takim senatorin nga Italia, Ludovico Sonego, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Temë bosht e këtij takimi ishte ecuria e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe reformat që institucionet e vendit kanë ndërmarrë në këtë proces.
Kryetarja Deliu-Kodra e informoi parlamentarin italian me hapat që janë bërë në këtë drejtim, veçmas në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të agjendës për reforma evropiane.
Senatori italian, Sonego, nga ana e tij, theksoi nevojën e investimeve më të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe të forcimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Italisë.
Në takim, temë diskutimi ishte edhe Gjykata Speciale.