Lajmet e fundit

Nënkryetari Haliti takoi Senatorin italian, Ludovico Sonego

E Enjte, 01.02.2018




Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim senatorin italian, Ludovico Sonego, i cili shoqërohej nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Piero Cristoforo Sardi.

Nënkryetari Haliti dhe senatori Sonego diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe temat që proekupojnë spektrin politik dhe opinionin publik në përgjithësi në Kosovë, si: demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave, si dhe nevoja që ka Kosova për investime italiane.

I diskutua po ashtu, edhe Gjykatën Speciale. Nënkryetari Haliti përsëriti qëndrimin e tij kundër shfuqizimit të kësaj gjykate, me bindje se përballja në Gjykatën Speciale është në interes të Kosovës. Ai tha se nuk duhet lejuar që Kosovës t'ia dizajnojnë fotografinë kundërshtarët e saj.

Senatori italian, nga ana e tij, pr​emtoi se Italia do ta mbështes Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t'i kryejnë obligimet e tyre.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që në të ardhmen të dyja vendet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në të gjitha fushat.

Nënkryetari Haliti takoi Senatorin italian, Ludovico Sonego