Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Marte, 29.01.2019




Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur sot, mbledhjen e rregullt, të
kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, nënkryetare, në të cilën është miratuar Raporti
vjetor i punës për vitin 2018-të, si dhe Plani vjetor i punës për vitin 2019-të.
Anëtarët e komisionit janë pajtuar që t'i rekomandojnë Kryesisë së Kuvendit që në
seancën e nesërme të futët në rend të ditës si pikë e parë shfrytëzimi i linjave
buxhetore për muajin janar, pasi që ende nuk është miratuar buxheti për vitin 2019-
të.
I pranishëm në mbledhjen e këtij komisioni ishte edhe ministri i Financave, Bedri
Hamza.
Anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar edhe Raportin me amendamente për
Projektligjin nr.06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së
Kosovës për vitin 2019-të .
Po ashtu anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar edhe Raportin e shpenzimeve të
Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2018-të, si dhe kërkesën e qeverisë
lidhur me vendimin për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës për duhanin.