Lajmet e fundit
Grupi i Grave Deputete takoi përfaqësuesen e lartë të BE-së
E Marte, 29.01.2019
Grupi i Grave Deputete (GGD), i kryesuar nga Mexhide Mjaku-Topalli, kryetare, ka pritur në një takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në këtë takim është diskutuar për çështje që janë me interes për vendin si dhe për përmirësimin dhe fuqizimin e rolit të gruas.
Kryetarja Mjaku- Topallli, tha se është e nevojshme që në diskutime dhe aktivitetet e grave të jetë edhe burrat pjesëmarrës, në mënyrë që të arrihen synimet dhe realizimi i barazisë gjinore.
"Të drejtat e grave dhe barazia gjinore nuk duhet të jenë vetëm çështje e grave, është çështje edhe e burrave dhe mbarë shoqërisë . Shoqëria mund të zhvillohet dhe përparojë vetëm atëherë kur angazhohemi të gjithë për të mirën e të gjithëve", tha Mjaku-Topalli.