Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Premte, 25.01.2019




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e Komisionit, shqyrtoi Projekt-Statutin e "Trepça SH.A".

Komisioni vlerësoi se Projekt-Statuti i "Trepça SH.A", të cilin në emër të Qeverisë, e paraqiti ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i plotëson kushtet për tu miratuar në Komision.

Pas përkrahjes nga komisioni, ky Projekt-Statut do të procedohet tutje për shqyrtim final edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...