Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Hënë, 05.11.2018
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Gjatë këtij takimi, komisioni diskutoi lidhur me angazhimin e ekspertëve në disa fusha, të cilat kërkojnë njohuri të lartë dhe përvojë adekuate.
Kryetarja e komisionit Osmani, vlerësoi se së pari duhet angazhuar një ekspert i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili do të ndihmojë në hartimin e Strategjisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ndërparlamentar.
Komisioni e përkrahu këtë propozim, duke vendosur po ashtu, për angazhim të ekspertëve në grupet punuese si dhe zgjerimin e listës ekzistuese të ekspertëve.