Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikqyrjen e Financave

E Mërkure, 24.10.2018




Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit.

Në pikat e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve sh.a. Prishtinë për vitin 2017.

Lidhur me këtë u paraqitën dy rekomandime, ndërkaq, anëtarët e komisionit i miratuan ato dhe vendosën që raporti të procedohet për në seancë plenare të Kuvendit.

Çështje tjera të cilat i miratoi komisioni ishin edhe rekomandimet për administratën, për të vazhduar me procesin e përzgjedhjes së kompanisë për auditim, për vitin 2018, 2019 dhe 2020.

Anëtarët e komisionit po ashtu ngritën edhe çështje të tjera të rëndësishme, siç është auditimi i partive politike, për të cilën komisioni vendosi afat prej 3 ditësh që sekretariati t'i kthej përgjigje adekuate komisionit.

Gjithashtu, u diskutua edhe kërkesa për auditim të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministris së Bujqësis dhe Ministris për Komunitete dhe Kthim, me fokus të veçantë tek shpërndarja e fondeve.

Lidhur me këtë, Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të vendosë më detajisht rreth mënyrës së auditimit të këtyre ministrive.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikqyrjen e Financave