Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 23.10.2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e këtij komisioni.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin përfaqësuesit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilët arsyetuan kërkesat e tyre lidhur me Projektligjin për pagat në sektorin publik.
Nehat Idrizi nga KGjK-ja tha se nuk ka trajtim të barabartë të tre degëve të pushtetit. Po ashtu edhe Bahri Hyseni nga KPK konsideroi se është bërë shkelje në Projektligjin për pagat.
Anëtaret e komisionit, nga ana e tyre, thanë se përkrahi kërkesat e parashtruara dhe se brenda kompetencave të tyre do të përpiqen të shtyjnë përpara ato.
Në vazhdim, Projektligji nr. 06/L-101 për të Drejtën Ndërkombëtare Private mori përkrahjen e komisionit. Ky i fundit mori përgjegjësinë që të angazhojë ekspertë të kësaj fushe, për të mbështetur grupin punues, në funksion të përgatitjes së një ligji sa më të mirë dhe të zbatueshëm.