Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga Shqipëria

E Shtune, 20.05.2017




Nën kujdesin e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe organizuar nga Instituti kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë nga Tirana, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot, për nder të 20 majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth 50 fëmijë jetimë nga Shqipëria dhe fëmijë të tjerë nga Kosova, kanë mbajtur një takim të përbashkët, duke improvizuar një seancë plenare.

Gjatë kësaj ‘seance', të pranishmit kanë diskutuar lidhur me të drejtat e fëmijëve jetimë, duke kërkuar njëkohësisht, ndërmarrjen e një varg masash nga institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë.

Në diskutimet e tyre, fëmijët kanë propozuar që data 20 maj, të caktohet si "Ditë Kombëtare e Jetimëve të Kosovës".

Me nga një fjalë rasti, fëmijët i kanë përshëndetur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, si dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.

 

Kuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga ShqipëriaKuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët jetimë nga Shqipëria