Lajmet e fundit
Komisioni për Bujqësi
E Premte, 05.05.2017
Raporti financiar i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2016, i cili ishte paraparë që të shqyrtohet gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, është shtyrë për mbledhjen e radhës.
Kryetarja e komisionit Duda Balje, si dhe anëtarët e tjerë të komisionit vlerësuan se gjatë shqyrtimit të këtij raporti është e nevojshme që të jetë i pranishëm edhe ministri.