Lajmet e fundit

Deputetja Sala Berisha-Shala merr pjesë në konferencën “5th Annual Conference on Trends in Mining Finance” në Nju Jork

E Enjte, 04.05.2017




Delegacioni i Republikës së Kosovës në këtë përbërje: Sala Berisha Shala, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kemajl Zeqiri, Azem Rexhaj e Festim Kutllovci, anëtarë të Bordit nga Komisioni për Miniera dhe Minerale po qëndrojnë në një vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të institucioneve relevante nga SHBA, delegacioni po merr pjesë në dy konferenca të rëndësishme të organizuara në Nju Jork "5th Annual Conference on Trends in Mining Finance".

Duhet theksuar se Kosova për herë të parë po përfaqësohet në këtë konferencë.

Gjatë kësaj konference delegacioni ka zhvilluar takime të ndryshme me përfaqesues të kompanive minerare dhe me përfaqësues shtetërorë të vendeve të ndryshme. U bisedua për mundësinë dhe format e investimeve në industrinë minerare në vend.

Delegacioni merr pjesë edhe në Konferencën "Mines and Money" që po ashtu zhvillohet në Nju Jork. Edhe në këtë Konferencë veç janë paracaktuar takime të ndryshme me kërkesë të vet kompanive minerare dhe palëve të interesuara, të ashtuquajtura takime" B2B".

Me ftesë nga State Departmentit, me 5 maj delegacioni do të zhvillojë takime në Uashington me përfaqësues të Sherbimit Gjeologjik Amerikan dhe përfaqesues të Departamentit Amerikan për politika të qëndrueshme për zhvillim të resurseve natyrore.

 

Deputetja Sala Berisha-Shala merr pjesë në konferencën “5th Annual Conference on Trends in Mining Finance” në Nju Jork